Bedër, zhvillohet simpoziumi “Islami në Ballkan”

Ditën e mërkurë, më datë 20 dhjetor 2017, Departamenti i Shkencave Islame, Bedër organizoi simpoziumin me temë “Islami në Ballkan”.
Si fillim simpoziumin e ka përshëndetur Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, i cili bëri një paraqitje të rolit të Islamit dhe dijetarëve myslimanë shqiptarë ndër shekuj në trojet shqiptare për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.
Më pas kanë referuar në tre gjuhë shqip, anglisht dhe turqisht, studentë të Departamentit të Shkencave Islame të ardhur nga disa vende të ndryshme, si Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia, të cilët kanë folur për historikun e Islamit ndër shekuj në disa vende të Ballkanit. Studenti Hamza Gürsoy prezantoi në gjuhën angleze “Islamin në Shqipëri”. Më pas edhe studentët e tjerë prezantuan punimet e tyre, ku Engjëll Hoxha foli rreth Islamit në Maqedoni, Enes Malik Yağlı rreth Islamit në Bosnje-Hercegovinë, Hafsa Destani rreth Islamit në Rumani dhe në fund Osman Batur Gökçe rreth Islamit në Kosovë. Larmia e disa gjuhëve në kumtesat e mbajtura, kryesisht nga studentët që vijnë nga jashtë Shqipërisë, i dhanë një qasje të vecantë këtij aktiviteti.
Në mbyllje të këtij simpoziumi kanë përshëndetur Dr. Xhemal el-Seferti, si dhe Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame, i cili ka përgëzuar studentët për këtë simpozium të organizuar dhe për përgatitjen e kumtesave shkencore nga ana e tyre.
Në këtë aktivitet morën pjesë pedagogë dhe studentë të Shkencave Islame, Bedër.

2 3 5 7 8 11

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne