Befason, Blazevic mbron serbët dhe shan me nënë FIFA-n

Trajneri i njohur kroat, Ciro Blazevic, i cili ka qenë edhe trajner i Prishtinës, në një intervistë për Kurir.rs, ka befasuar duke dalë hapur kundër FIFA-s dhe në mbretje të serbëve.

“Nuk mund ta kuptoj qasjen e FIFA-s, e cila duhej të tregohej si një institucion serioz, ndërsa duken si budallenj… Ata janë budallenj të zakonshëm. Nënën ua.. atyre. Ja, edhe për këtë mund të më pezullojnë, por nuk brengosem.  Më duhet të them që Ciro Blazevic ia … nënën FIFA-s”, ka thënë Blazevic për Kurir.rs.

Trajneri kroat, i cili me Kroacinë doli i treti në Botërorin e vitit 1998 nuk ka treguar aspak respekt për njerëzit e FIFA-s. “Kjo është e papranueshme për mua. Ata ishin aty vetëm sa për ta potencuar ‘grindjen’ dhe gjetën disa qime bë vezë. Bëhen të rëndësishëm me disa marrëzi që nuk kanë rëndësi për sport”, ka shtuar Blazevic.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne