Belgjika avancon statusin e misionit diplomatik palestinez

Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Didier Reynders, tha se statusi i misionit diplomatik të Palestinës në vendin e tij është avancuar.

“U caktuan prioritetet e reja në lidhje me bashkëpunimin zhvillimor dhe trajnimin e diplomatëve. Statusi i misionit palestinez në Bruksel është avancuar”, tha Reynder në një mesazh në median sociale pas takimit me ministrin palestinez të Punëve të Jashtme dhe Palestinezëve Jashtë Vendit, Riad al-Malki, i cili vizitoi Brukselin për takime zyrtare.

Reynders tha se gjatë takimit është disuktuar zgjidhja me dy shtete për problemin izraelito-palestinez, si dhe është shqyrtuar roli që mund të luajnë Bashkimi Evropian (BE) dhe Kombet e Bashkuara (KB) në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, Abdul Rahim al-Farra, përfaqësues i misionit diplomatik të Palestinës, deklaroi për median palestineze se “vendimi për avancimin e statusit diplomatik të misionit palestinez në Belgjikë i ka dhënë përfaqësuesit të Palestinës pozitë të njëjtë me ambasadorët e tjerë në vend”.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne