Belgjikë – Gjykata vendos për kthimin e një gruaje anëtare të DAESH-it dhe fëmijëve të saj nga Siria

Gjykata në Belgjikë vendosi në favor të rikthimit në vend të një gruaje 23-vjeçare me shtetësi belge, e cila në vitin 2015 ka shkuar bashkë me dy fëmijët e saj pranë të atit anëtar të DAESH-it në Siri.

Trupi gjykues akordoi një afat 75-ditor për rikthimin e personave në fjalë.

Avokati i të pandehurës bëri me dije se gruaja në fjalë dhe fëmijët e saj 1,5 dhe 3-vjeçarë, të cilët mbahen në një kamp sirian që prej vitit 2018 e këtej, duan që dënimet e tyre t’i vuajnë në Belgjikë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne