Belgjikë, policët protestë kundër akuzave ndaj tyre për “racizëm”

Policët në kryeqytetin belg, Bruksel, zhvilluan protestë me arsyetimin se janë akuzuar për racizëm.

Rreth 200 policë u mblodhën përpara pallatit të drejtësisë dhe në reagim kundër akuzave ndaj tyre për racizëm, hodhën në tokë prangat dhe ndezën sirenat e automjeteve.

Policët gjithashtu morën pjesë në protestë duke vendosur edhe maskat për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Policia Federale dhe lokale e Belgjikës nëpërmjet një letre të përbashkët që publikuan bënë thirrje për respektim reciprok dhe refuzuan akuzat ndaj tyre për racizëm.

Policia belge akuzohet për “racizëm”

Policia belge akuzohet për racizëm nga disa shtresa të vendit. Shembulli i fundit i kësaj ishte deputetja e Parlamentit Evropian (PE) me origjinë nga Mali, Pierrette Herzberger-Fofana, e cila u ankua me arsyen se është përballur me sulm racist nga policia e Belgjikës.

Deputetja nga Gjermania, 71 vjeçarja Herzberger-Fofana, në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së, pretendoi se policia ka vepruar me ashpërsi ndaj saj në stacionin e trenave në Bruksel për shkak se është njeri me ngjyrë.

Ajo shpjegoi se policia i mori me ashpërsi telefonin dhe çantën, e mbështeti për muri dhe kërkoi ta kontrollojë. Herzberger-Fofana tha se “Mendoj se kjo është një sjellje diskriminuese dhe që ka trend racist. Më poshtëruan. Sot kam bërë ankesë sepse dhuna policore duhet të hetohet”.

Presidenti i PE-së, David Sassoli, në një letër dërguar kryeministres belge, Sophie Wilmes, e dënoi në mënyrë të ashpër “ngjarjen traumatike” që përjetoi Herzberger-Fofana dhe kërkoi marrjen e masave të nevojshme./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne