Berati e Korça, 520 qytetarët që kanë gati lejet e legalizimit

ALUIZNI publikon raportin me bilancin 5-vjeçar për lejet e dhëna në dy qarqet e vendit. Rreth 90 për qind e objekteve janë legalizuar. Ja shifrat për zonat informale.

Qarku i Korçës kryeson listën si qarku me numrin më të vogël të ndërtimeve informale në raport me popullsinë e tij. Në përmbledhjen e Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t në kuadër të bilancit 5-vjeçar, rezulton se në këtë qark janë kryer gjithsej 4876 leje legalizimi që nga nisja e procesit, nga ku 4034 janë dhënë vetëm gjatë viteve 2013-2018 në Korçë. Ndërkohë, periudha janar-gusht shënon edhe shifrën rekord më të lartë të këtij procesi, pasi gjatë kësaj kohe janë kryer 1126 leje legalizimi. ALUIZNI gjithashtu ka bërë publik bilancin 5-vjeçar edhe për qarkun e Beratit, ku rezulton se gjatë kësaj periudhe janë legalizuar 2644 objekte. Nga statistikat e publikuara, në vitin 2017 u legalizuan 807 objekte në këtë qark, i cili përkon njëkohësisht edhe si viti me numrin më të lartë të legalizimeve. Ndërsa, gjatë tetë-mujorit të këtij viti në Berat janë kryer 660 legalizime objektesh informale. Po ashtu, bashkëngjitur me raportin ALUIZNI ka publikuar edhe emrat e qytetarëve që janë pajisur së fundmi me leje legalizimi e që në total në të dy qarqet janë 520 ndërtesa. personat që e gjejnë emrin në listë duhet të drejtohen pranë drejtorive të ALUIZNI-t. “Vetëdeklaruesit që kanë emrin në listë duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t, të rrethit ku ndodhen me dokument identifikimi për tërheqjen e lejes së legalizimit. Për të gjithë vetëdeklaruesit e tjerë që nuk figurojnë në këtë listë ju informojmë se nga ana e ALUIZNI-t po punohet në mënyrë intensive për pajisjen e tyre me leje legalizimi”, bën të ditur Drejtoria e ALUIZNI-t. Përfituesit duhet të tërheqin lejen e legalizimit dhe më pas presin që Agjencia e Legalizimeve të ndjekë procedurën për pajisjen e tyre me certifikatën e pronësisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne