Berisha dënon shpalljen e shtetit Bektashi nga Rama: Akt antikushtetues dhe antikombëtar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj shpalljes së shtetit Bektashi nga kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar këtë veprim si një “thikë pas shpine” për besimin mysliman dhe një akt madhor antikombëtar.

Berisha thekson se klerikët patriotë bektashinj kanë luftuar për pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë, duke mos mbështetur kurrë krijimin e principatave fetare, pasi ata ishin atdhetarë të flaktë. Sipas tij, ky veprim synon të përçajë harmoninë fetare në vend dhe të përdorë territorin shqiptar për qëllime personale dhe ndërkombëtare kriminale.

“Me këtë akt antikushtetues, ky antishqiptar i damkosur kërkon të fusë përçarje të thellë fetare dhe të përdorë Shqipërinë si pronë private të tij dhe grupeve që përfaqëson,” u shpreh Berisha.

Partia Demokratike, nëpërmjet tij, ka dënuar fuqishëm projektin e krijimit të shtetit Bektashi, duke garantuar se do të mbrojë harmoninë fetare dhe do të kundërshtojë çdo iniciativë të tillë që, sipas tyre, është antikushtetuese dhe cenon bashkëjetesën fetare në Shqipëri./gazetaimpakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne