Berisha nxjerr mesazhin: Çfarë po ndodh me librat ‘falas’

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ndal asnjëherë akuzat në drejtim të qeverisë Rama. Kështu përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha ka publikuar shqetësimin e një qytetari dixhital, i cili denoncon ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

Sipas qytetarit, pavarësisht se u tha se librat për nxënësit e klasave fillore ishin falas, ai për djalin e tij kishte blerë një tekst të gjermanishtes që kushtonte 32 mijë lekë të vjetra.

“Shikoni se si i vjedhin Kallam Deshtaku dhe ndrikull Vila me librat falas!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Z Berisha uroj te jeni mire
Doja te benit publike nje maskarallek per librat falas, une kam djalin ne klase te 4 she sipas kallam deshtakut i kam marre falas por me nje llogari te thjeshte mua me del qe i paguaj me teper se duhet dhe ja si i paguajm me teper ; po ti blija librat me kushtonin 2800 leke por qe do se i kam marre falas ne mungese librin e gjermanishtes qe tani ma ka sjell shkolla me nje cmim prej 3200 leke te reja.respekte per ju doktor”, thuhet në mesazhin e publikuar tek Berisha.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne