Berisha: Opozita ka përgjime për Olsi Ramën dhe ministrat

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme se opozita ka përgjime për ministrat e qeverisë dhe për Olsi Ramën.

Duke folur përballë gazetarit Ilir Babaramo në ReportTv, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ka fakte për të paktën 6 raste të përfshirjes së Olsi Ramës në trafik kokaine me grupin Xibraka.

‘Opozita ka një arkivë të mirë me përgjime që ia kanë sjellë partnerët ndërkombëtarë.

Opozita ka përgjime të plota për shumë ministra dhe për Olsi Ramën.

Ka fakte të plota për të paktën 6 kalime të Olsi Ramës me makinën e Xibrakës.

Janë të gjitha me prova të faktuara veprimet e organizatës kriminale që quhet Rilindje.

Opozita ndjek një strategji të sajën për të luftuar organizatën kriminale më të fortë në Europë që quhet Rilindje, kjo sepse ajo ka kapur shtetin’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne