Besa Shahini i jep lamtumirën Ministrisë së Arsimit, ja deputetja e PS-së që do e zëvendësojë

Besa Shahini i ka dhënë lamtumirën Ministrisë së Arsimit, duke ikur nga ky post.

Shahini ka pasur një takim në kryeministrii gjatë diitës së sotme me kryeministrin Edi Rama dhe me miinistren e re, e cila është ish deputetja e PS-së Evis Kushi.

Gjatë takimit, Shahini tha se ndihet krenare që ka bërë, ndërsa Kushi deklaroi se është nder e përgjegjësi posti që ka marrë.

foto galeri

https://www.facebook.com/watch/?v=617648289141595&extid=Odk3OyU6qIlep1pD

Edi Rama: Kam keqardhje për largimin e Besa Shahinit nga postii i minisitres së Arsimit.

Besa Shahini: Pata nderin që kam kontruibuuar për Shqipërinë. Jam i nderuar që Shahini ishte bashkëpunëtorja ime. Duhet parë si të bëjmë arsimin më cilësor. Ne kemi tejakaluar sfida me rëndësi të tilla si tërmeti apo pandemia e koronavirusit. E doja Shqipërinë nga jashtë, ndërsa kur punova me mësuesit, e dua edhe më shumë.

Mburrem me punën që kam bërë për arsimin e Shqipërisë. Politika nuk duhet që të përçajë kombin shqiptar. Jam e e angazhuar për një të majtë moderne.

Evis Kushi: Privilegj dhe përgjegjësi për postin. Unë jam nga Elbasani dhe është qyteti ku lindi arsimi. Ne kemi shumë gjëra që të krenohemi. Për mua është përgjegjësi e madhe që të drejtoj këtë ministri. Gjej një grup me shumë reforma, por ne do përpiqemi të bëjmë më mirë. Më vjen mirë që dita e parë e shkollës shkoi mirë.

Kush është Evis Kushi, ministre e re e Arsimit

Evis Kushi lindi në Elbasan, më 7 tetor 1975. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Administrim Biznesi. Gjithashtu në vitet 2003-2008 ka studiuar në Staffordshire University, Angli, PhD në Ekonomi Turizmi. Në vitin 2010 ka marrë titullin “Profesor i Asociuar” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në vitin 2016 ka marrë titullin “Profesor” në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Ka një përvojë të gjatë pune në universitet. Nga viti 1998 deri në vitin 2013 ka qenë lektore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në vitin akademik 2008-2009 ka qenë lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Ekonomik, Maqedoni. Në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Zonja Kushi është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtare në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Ajo është autore dhe bashkautore e botimeve të ndryshme shkencore në fushën e marketingut dhe turizmit./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne