Besimtarë ortodoksë dhe studentë të teologjisë nga Shqipëria vizitojnë manastiret serbe në Kosovë

Një grup studentësh ortodoksë dhe besimtarësh nga Shqipëria gjatë fundjavës kanë qëndruar dhe vizituar manastiret e Kosovës.

Me klerikun nga Durrësi, at Nikollën, ata kanë vizituar Deçanin, Patrikanën e Pejës dhe kishat në Prizren.

Për këtë vizitë, siç përcjell KoSSev, në Facebook ka shkruar vëllazëria e Manastirit të Deçanit:

“Besimtarë nga Shqipëria folën në liturgjinë e shenjtë, iu falën eshtrave të Mbretit të Shenjtë Stefan dhe pas bisedave vëllazërore dhe vizitave në manastire, ata kënduan edhe disa këngë kishtare në gjuhën shqipe”.

“Edhe ne e edhe mysafirët tanë u pasuruam me këtë takim vëllazëror me dëshirën e madhe që sërish të shihemi e t’i lutemi Zotit”, është shkruar me këtë rast.

Image

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne