Beteja për xhaminë Al-Aksa ‘sapo ka nisur’

nga Linah Alsaafin dhe Budour Hassan.

Duke pasur parasysh mungesën e një lidershipi politik, cila ishte arsyeja që e bëri te suksesshme protestën për xhaminë Al-Aqsa?

Pas më shumë se një muaji nga protestat mbi masat e reja të sigurisë izraelite në kompleksin e Xhamisë së Al-Aqsa te cilat shkundën Jeruzalemin Lindor të pushtuar, tensioni mes banorëve palestinezë të qytetit të vjetër dhe forcave izraelite të sigurisë ende po fryhet për shkak të politikës së Izraelit të dënimit kolektiv.

Sipas grupit të të drejtave të burgosurve Addameer, 425 palestinezë u arrestuan vetëm në Jerusalemin Lindor në muajin korrik. Shumica e arrestimeve u zhvilluan në gjysmën e dytë të muajit pas instalimit të masave të sigurisë izraelite në hyrjet e kompleksit të Xhamisë el-Aqsa.

Arrestimet kanë vazhduar në gusht, pas suksesit të asaj që analistët e përshkruan si protesta më e madhe e mosbindjes civile në kujtesën e fundit palestineze që përfundimisht e detyroi Izraelin të shkatërronte detektorët metalike dhe kamerat CCTV që kishte instaluar pas vetëm dy javësh.

“Ata duan të hakmerren mbi të gjithë komunitetin”, tha për Al Jazeeran një banor i lagjes Bab al-Hutta në Qytetin e Vjetër, ndërsa policia kufitare izraelite nderkaq kishte arrestuar një të afërm të tij një mbrëmje gushti.

Beteja e portave

“Beteja e portave”, siç disa banore te Jerusalemit, dëshirojnë ta thërrasin, filloi më 14 korrik, kur tre qytetarë palestinezë nga qyteti i Umm al-Fahm vranë dy policë izraelitë brenda hyrjes së Bab Hutta, Xhamia e Aksa.

Autoritetet izraelite u përgjigjën duke mbyllur gjithë kompleksin për herë të parë që nga viti 1969, përpara se të instalonin detektorë metalikë dy ditë më vonë.

Të vetëdijshëm se detektorët metalikë nuk ishin një masë normale sigurie dhe për më tepër u kuptua se bëhej fjalë për kontrollin izraelit mbi el-Aksanë, palestinezët në Jeruzalem zhvilluan një protestë të hapur kundër masave të reja.

Protesta masive u karakterizua nga natyra e saj kryesisht paqësore, që përfshinte dhjetëra mijëra që morën pjesë në mbledhjet dhe lutjet jashtë hyrjes të kompleksit. Këto shpesh parapriheshin dhe ndiqeshin nga thirrjet që bënin për çlirimin e Jerusalemit dhe xhaminë Al-Aqsa, përveç këngëve që dënonin mbi okupimin izraelit ato denonin dhe pjesëmarrjen e perceptuar të qeverive arabe në këtë okupim.

Duke pasur parasysh mungesën e një lidershipi politik, pyetja që nbrihet është: çfarë i bëri këto protesta, me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra palestinezëve, një sukses?

‘Hapësira jonë e vetme e frymëmarrjes’

Rëndësia e kompleksit të Xhamisë së Al-Aqsa dhe statusi i saj mes palestinezëve shtrihet përtej një vendi adhurimi në një hapësire te komunitetit.

“Al-Aksa është si shtëpia jonë dhe hapësira jonë e vetme e frymëmarrjes”, tha per Al Jazeera, Zahra Qaws, një infermiere dhe banore e komunitetit Afro-Palestinez brenda qytetit të vjetër të Jeruzalemit.

“Ne jo vetem qe lutemi dhe falemi ketu”, tha Qaws. “Ne gjithashtu mblidhemi këtu, ne pushojmë dhe relaksohemi, dhe fëmijët tanë luajnë gjithashtu ketu. Ndarja nga al-Aksa është sikur na ke bllokuar mushkëritë tona”.

Protestat më të mëdha kunder dedektoreve metalike u mbajtën jashtë portës së luanëve dhe portës së Majlisit, pranë vendit ku jeton komuniteti Afro-Palestinez.

Duke e përshkruar kompleksin al-Aksa si të vetmin “vend pushimi” për familjet palestineze që jetojnë në Qytetin e Vjetër të cilët janë të penguar nga forcat izraelite të rinovojnë ose zgjerojnë shtëpitë e tyre, Qaws tha se kur filluan protestat, banorët ndienë nje nxitje të menjëhershme për të mbështetur protestën me të gjitha ato që kishin.

“Njerëzit instinktivisht dolën për të mbështetur protestat duke ofruar madje edhe ushqime, ujë dhe përqafime të ngrohta për protestuesit”, tregoi ajo, duke përmendur se ajo kishte ndihmuar duke gatuar ushqim për protestuesit gjatë fazave fillestare të protestes.

Ideja për shpërndarjen e ushqimit për protestuesit, numri i të cilëve gradualisht u rrit çdo ditë, erdhi nga një shitës i rrugës që i përket komunitetit afro-palestinez. I riu, emri i të cilit është mbajtur i fshehte për arsye sigurie, ka dhuruar për protestuesit frutat dhe perimet që ai zakonisht shet në karrocë e tij.

Banorët e Qytetit të Vjetër, këtë ide e cuan një hap më tej dhe me një veprim komunitar filluan të gatuanin dhe te shpërndajnë ushqim e fruta nga shtëpitë e tyre tek protestuesit. Kjo u pasua nga donacione dhe ushqime të përgatitura nga individët palestinezë dhe organizatat bamirëse keshtu qe numri i protestuesve u rrit dhe më shumë se numri i kapaciteteve të banorëve të Qytetit të Vjetër.

Vendosmeri
Kush i beri keto protesta kaq populle, sipas palestinezëve të Jeruzalimit Lindor, ishte refuzimi i tyre për të hyrë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në tërësinë e tij, për sa kohë që masat e reja të sigurisë izraelite ishin akoma në fuqi.

Sipas disa protestuesve të intervistuar nga Al Jazeera, vendimi u morr në mënyrë spontane nga të rinjtë, shumë prej të cilëve refuzuan të flasin me mediat pas sulmit izraelit ndaj lëvizjes së protestës.

Rregulli i pashkruar u bë i zakonshëm pasi Omar al-Kiswani, drejtues i xhamisë së Al-Aqsa dhe punonjës i Islamit (Waqf), ishte zyrtari i parë i rangut të lartë të Waqf që refuzonte të hyjë në xhami përmes detektorëve metalikë.

“Të gjithëve u mungon e lutura brenda kompleksit,” u tha Kiswani medias lokale në atë moment, “por ne duam të hyjmë aty vetem me dinjitet dhe krenari”.

Moral i lartë

Gjatë protestes dhe nën nxehtësinë e forte te korrikut, protestuesit ishin shume lart shpirterisht dhe moralisht madje edhe pas represionit izraelit. Duke u lutur në rrugë apo aty ku hidhnin edhe hapin, inkurajonin njëri-tjetrin pas lutjeve, flisnin për rëndësinë e vendosmërisë dhe mbetën të sigurt për suksesin e lëvizjes së tyre.

Natyra paqësore e protestave e bëri atë të hapur ndaj palestinezëve nga të gjitha sferat e jetës dhe nga të gjitha moshat, duke përfshirë fëmijët, familjet dhe të moshuarit.

Jehad, i cili nuk pranoi të japë emrin e tij të plote, i tha Al Jazeera-s se rëndësia e kompleksit të Xhamisë Al-Aqsa për palestinezët nuk ishte thjesht fetar; Ishte edhe epiqendra e jetës së tyre.
“Kjo është arsyeja pse shumë prej nesh megjithese nuk janë fetarë përgjithësisht, ishin të sigurtë se do të vijnë të marrin pjesë në proteste”, tha ai. “Disa nga ata që erdhën nuk dinin as të luteshin siç duhet, por këmbëngulën të merrnin pjesë.”

“Zarat al-Jallad, i cili shpesh është ndaluar të hyjë në kompleksin e xhamisë së Al-Aqsa, tha për Al Jazeera, se forcat izraelite na godisnin me granata trrullosëse kur ne ishim duke u lutur. “sa më shumë shtypja rritej dhe shtoheshin rrahjet ndaj nesh, më shumë njerëz i bashkoheshin protestes.

Asnjë lidhje me politiken

Sabrina Joudeh, e cila jeton në lagjen palestineze Wadi Joz të Jeruzalemit Lindor, tha se një nga arsyet pse qëndrimet ishin kaq të suksesshme ishte për shkak të refuzimit të protestuesve ndaj politikaneve palestineze nga frika se mos e shfrytezonin protesten per qellime politike dhe mos e prishnin thelbin e kesaj proteste.

“Edhe kur Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas lëshoi një deklaratë në mbështetje të protestuesve, ata menjëherë filluan të bertisnin edhe kundër tij”, tha Joudeh per Al Jazeeran.

Sipas Abdelsattar Qassem, një profesor i shkencave politike në Universitetin An-Najah në Nablus, Abbas u hodh poshtë nga protestuesit, sepse interesat e PA-së “janë të ndërthurura thellë me ato të Izraelit”.

“Edhe ngrirja e dukshme e koordinimit të sigurisë midis Autoriteti palestinez dhe Izraelit ishte më teper një vendim për konsumin publik dhe një përpjekje nga Autoriteti palestinez për të shpëtuar fytyrën,” tha Qassem, duke etiketuar mbështetjen e qeverisë për protesta si një “formë retorike” .

Abbasi nuk ishte i vetmi udhëheqës arab që u fërshëllye nga protestuesit. Për shumë vite, udhëheqësit arabë e kanë përdorur kausën e Jerusalemit për të rregulluar sundimin e tyre shtypës dhe për të pastruar figurat e tyre, duke injoruar njëkohësisht gjendjen e palestinezëve në Jerusalem si dhe margjinalizimin e tyre në rritje nën okupimin izraelit për dekada të tëra. Mbreti Salman i Saudise, Mbreti Abdullah i Jordanisë dhe Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi nuk u kursyen nga fjalori verbal i protestuesve.

Shpirt i fortë

Lidhur me situatën, Joudeh tha se kolonët hebrenj, kryesisht të organizuar nën ombrellën e grupeve ultra-nacionaliste të krahut të djathtë si Lëvizja e malit të Tempullit, hyjnë në kompleks pothuajse çdo ditë nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite të armatosur rëndë dhe përpiqen të kryejne ritet e tyre fetare.

Prania e tyre shihet si një provokim nga besimtarët palestinezë si dhe një përpjekje për të prishur status quo-në, e cila sipas një marrëveshjeje të nënshkruar midis Izraelit dhe qeverisë jordaneze pas okupimit izraelit të Jeruzalemit Lindor në vitin 1967 ndalon besimtarin jomysliman te hyje brenda kompleksit.

Jeruzalemi po ndizet nga konfrontimi, thotë Joudeh.

“Në Jeruzalem, represioni [izraelit] kunder palestinezëve është rritur ndjeshëm,” tha ajo. “Arrestime të rastësishme, kontrrolle, shkatërrime të makinave palestineze pa asnjë arsye, dhe pika kontrolli arbitrare kanë mbirë kudo”.

Joudeh tha se pavarësisht këtyre kufizimeve dhe pengesave të shtuara nga autoritetet izraelite, fryma e palestinezëve në Jeruzalemin Lindor të pushtuar nuk ka qenë kurrë më e fortë se sot.

Megjithë suksesin e pashembullt të protestës, palestinezët nuk po flenë mbi dafina.

“Nëpërmjet mobilizimit popullor, ne arritëm të mposhtim planin e Izraelit për të zgjeruar kontrollin mbi xhamine Al-Aksa”, tha al-Jallad, i cili ende është i ndaluar të hyjë në Al-Aksa pavarësisht mungesës së një urdhri zyrtar kundër tij.
“Ne tashme e dimë se beteja sapo ka filluar. Përpjekjet e autoriteteve izraelite për të hebraizuar qytetin nuk kane per te ndalur dhe ne duhet të përfitojmë nga fitorja jonë për të përshkallëzuar më tej rezistencën”./ Gazeta Impakt

burimi: aljazeera

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne