Presidenti amerikan Joe Biden telefonoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe përsëriti kundërshtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj një sulmi në Rafah “pa mbrojtje për civilët palestinezë”.
Këtë e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.
Mësohet se Biden i ka përsëritur kryeministrit izraelit thirrjen se nuk do të ketë sulme në Rafah pa mbrojtur civilët më parë. Izraeli ka nisur një sulm në Rafah që është dënuar nga ndërkombëtarët./BW