Bien miqtë e qeverisë Rama/Zv. Presidenti i KE-së humbet zgjedhjet presidenciale në Sllovaki

Zusana Caputova është shpalur presidentja e parë femër në historinë e Sllovakikës. Ajo ka fituar zgjedhjet, ndonëse nuk ka patur thuajse fare përvojë politike, me diplomatin e lartë Maros Sefcovic, i nominuar nga partia në pushtet. Zgjedhjet në Sllovaki pasuan vrasjen e një gazetari investigativ vitin e kaluar, Jan Kuciak. Presidentja e sapozgjedhur ka deklaruar se ajo vendosi të kandidojë për shkak të kësaj vrasjeje dhe në fakt ja ka dalë duke fituar 58% të votave.

Caputova mori emër në Sllovaki pasi si avokate drejtoi një çështje kundër një landfilli illegal që funksinoi për 14 vjet. Ajo është e divorcuar dhe ka dy fëmijë dhe vjen nga Partia Progresive që nuk ka vende në Parlament. Humbësi i kësaj gare, Sefcovic është zv.presidenti i Komisionit Europian.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne