Birmani – Policia ndaloi 11 myslimanë të Arakanit

Në qytetin Yangon të Birmanisë, janë ndaluar 11 myslimanë të arratisur nga provinca e Arakanit.

Win Naing, një zyrtarë i policisë, bëri të ditur se myslimanët e Arakanit, të cilët trafikantët me qenie njerëzore i dërguan në Yangon, janë kapur në një stacion të autobusëve përgjatë autostradës në Aung Mingalar.

Ky zyrtarë i policisë deklaroi se myslimanët e Arakanit prisnin trafikantët, të cilët fillimisht do ti kapërcenin nëpër kufirin Birmani-Tajlandë dhe më pas do ti dërgonin në Malajzi, ndërsa shtoi se këta 11 myslimanë të Arakanit do të dënohet për “hyrje të jashtëligjshme” në vend.

Ai gjithashtu bëri të ditur se të kapurit kanë bashkëpunuar me policinë për gjetjen e trafikantëve me qenie njerëzore.

Drama e emigrantëve në Azinë Juglindore erdhi në rend të ditës me gjetjen e kampeve të fshehta në vitin 2015 të ndërtuara në provincën Songhla në jug të Tajlandës nga ana e trafikantëve ku kishin humbur jetën 32 myslimanë të Arakanit.

Bëhet e ditur se emigrantët që përbëhen nga myslimanët e Arakanit dhe të Bangladeshit janë braktisur në det të hapur nga ana e trafikantëve me qenie njerëzore./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne