Biznesi i çuditshëm, ofron ndihmë për hapjen e kompanive offshore

Me rritjen bombastike të hashashit dhe me korrupsionin konstant tipik të tranzicionit, Shqipëria është vendi ideal për pastrimin e parave. Por nëse trafikantët dhe politikanët, deri dje mund të kenë pasur vështirësi sesi t’i fshehëin apo pastrojnë paratë, sot dilemat kanë marrë fund. Në Shqipëri kanë nisur punën sipërmarrje të tipit, si të investojmë në zonat offshore, parajsat fiskale ku nuk duhet të justifikosh paratë.

Sipërmarrësi është i huaj dhe dokumenti që ka gjetur Lapsi.al në Qendrën Kombëtare të Biznesit ofron asistencë për hapjen e biznesit offshore. Me siguri Shqipëria është një parajsë për këtë lloj biznesi. Trafiku i drogës, korrupsioni dhe informaliteti gjenerojnë para të pista, që është e vështirë të pastrohen çdo ditë e më shumë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne