Blakeman: Riadi të zbulojë realitetin e vrasjes së Khashoggi

Këshilltari politik i partisë republikane në Amerikë ka paralajmëruar se Amerika dhe Turqia do të zbulojnë të vërtetën e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në rast se Riadi nuk e zbulon vetë ngjarjen në fjalë.

Bradley Blakeman, në një intervistë për agjencinë Al Jazeera ka thënë se Amerika dhe Turqia kanë shumë herë më shumë informacione sesa ato të publikuara mbi vrasjen e gazetarit Khashoggi. Këshilltari politik i partisë Republikane në Amerikë tha se qëndrimi i të dy partive rreth vrasjes së gazetarit Khashoggi është i koordinuar dhe shtoi se nëse Arabia Saudite vazhdon të mos publikojë realitetin, atëherë Amerika dhe Turqia do të zbulojnë për botën, gënjeshtrat e këtij vendi. Blakeman tha se Arabia Saudite që nga dita e vrasjes së gazetarit Khashoggi ka gënjyer dhe mashtruar. Jamal Khashoggi u vra më 2 tetor në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll ndërkohë që Arabia Saudite pas 18 ditësh u detyrua të pranojë se gazetari ka vdekur./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne