Shqiperia

“Blindohet Fieri, Rama ka frikë popullin”

Militantë të PD-së dhe LSI-së janë mbledhur sot në Fier, për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama. Ata kanë bërë thirrje për largimin e tij dhe shprehen të vendosur për të vijuar revoltën e tyre deri në dorëzimin e Ramës.

Drejtori i Policisë së Fierit është përpjekur të largojë protestuesit por pa rezultat. Kryetari i PD Fier Luan Baçi ka akuzuar policinë se po provokon protestuesit. Ai ka folur me megafon duke i kërkuar policisë të qëndrojë larg nga protestuesit dhe iu ka bërë thirrje mediave të pasqyrojnë të vërtetën. Sipas Baçit, ka policë të infiltruar mes protestuesve.

Ai iu ka bërë apel gjithashtu dhe protestuesve të mos përplasen me forcat e policisë.

“Mos prekni policët. Nuk dua konflikt me miqtë tanë, me vëllezërit tanë. Policia ka hipur në trotuar, është futur mes protestuesve. Mos provokoni qytetarët”, deklaroi Baçi.

Ndërkohë nga ana e policisë është kërkuar prania e forcave speciale dhe bëhet gjithashtu thirrje që protestuesit të shpërndahen.

https://www.facebook.com/230329490443653/videos/413881525846560/
https://www.facebook.com/230329490443653/videos/1094355780774485/

OPINIONE