Blinken publikoi mesazh në 6-vjetorin e spastrimit etnik kundër muslimanëve Rohingya në Mianmar

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se në vitin e gjashtë të spastrimit etnik kundër muslimanëve Rohingya, ata qëndrojnë në krah të këtij populli të prekur nga dhuna në vend, transmeton Anadolu.

“Më 25 gusht, në gjashtëvjetorin e gjenocidit kundër Rohingyave, SHBA-ja mbetet e përkushtuar afër viktimave dhe të mbijetuarëve, si dhe vazhdon angazhimi ynë për llogaridhënie dhe drejtësi për krimet e kryera nga ushtria e Mianmarit”, tha Blinken në një deklaratë me shkrim.

Blinken falënderoi gjithashtu qeverinë dhe popullin e Bangladeshit për hapjen e territorit të tyre për muslimanët Rohingya dhe deklaroi se dhuna në Mianmar përkeqësoi situatën humanitare në vend.

Duke kujtuar se kanë marrë sanksione kundër shumë njerëzve dhe organizatave të Mianmarit përgjegjës për dhunën në vend që nga viti 2017, Blinken theksoi se ata mbështesin popullin e Mianmarit për një “të ardhme demokratike, gjithëpërfshirëse dhe paqësore”.

Spastrimi etnik i muslimanëve Rohingya

Në vitin 2012, shpërthyen përleshje mes budistëve dhe muslimanëve në shtetin Arakan të Mianmarit, ndërsa mijëra njerëz, kryesisht muslimanë, u vranë dhe u dogjën qindra shtëpi dhe biznese.

Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut i referohen dhunës kundër Rohingyave si “spastrim etnik” ose “gjenocid”.

Grusht shteti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit mori pushtetin më 1 shkurt 2021, pasi u bënë akuza për mashtrim në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020 dhe pati tensione politike në vend.

Ushtria kishte arrestuar shumë zyrtarë dhe drejtues të partisë në pushtet, veçanërisht udhëheqësen de fakto të vendit dhe ministren e Jashtme, Aung San Suu Kyi dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një vit.

Që nga grushti i shtetit, më shumë se 3.000 njerëz kanë humbur jetën, 13 mijë persona janë arrestuar dhe mbi 10 mijë persona ende mbahen në burgje. Gjykatat ushtarake të Mianmarit kanë dënuar me vdekje 114 të burgosur politikë, mes të cilëve 2 fëmijë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne