Shqiperia

Bllokohet anije shqiptare e mallrave në Libi, transportonte materiale ndërtimi ilegalisht

Një anije e përgjithshme ngarkesash shqiptare me emrin ENVI 1 u kap nga Rojet Bregdetare të Libisë më 15 Shtator, në Zaëya. Anija dyshohej se transportonte ilegalisht materiale ndërtimi, duke përfshirë rërën, të cilat ishin ngarkuar në portin e Zaëya-s. Ndërkohë anija është ankoruar në këtë qytet qysh nga  nga ora 07:00 me orën lokale të datës 16 shtator. Ekuipazhi ka në përbërje 8 shtetas shqiptarë dhe të malazez. Siç shihet edhe nga fotoja anije ENVI 1 qëndron e bllokuar nën emrin e mëparshëm që ka patur. ENVI 1  është një anije e ngarkesave të përgjithshme, e ndërtuar në vitin 1984, mban flamurin e Panamsë dhe menaxhohet nga DELMORE VENTURES LTD, Shqipëri.

OPINIONE