Në një operacion që zgjati 45 orë, bllokoi 3 autostrada kryesore dhe pezulloi të gjithë trafikun në aeroportet “Ataturk” dhe të “Stambollit” për 12 orë, gjigandi i aviacionit “Turkish Ailrines” kreu zhvendosjen më të madhe në historinë e këtij sektori.
Kompanie turke u zhvendos nga “Ataturku” në aeroportin e ri të Stambollit, pasi qendra e re gjigante mori shumicën e trafikut të pasagjerëve që trajtohej nga aeroporti i vjetër i kryeqendrës së vendit.
Bu gece yapılan taşıma ile (96 TIR seferi yapıldı) taşımalarımızın planlandığı gibi %36'si tamamlandı.
Ayrıca dün 6 geniş gövde uçağımız İstanbul Havalimanına intikal etti.#BüyükGöç pic.twitter.com/XpZSEdIAxw
— Bilal EKŞİ (@BilalEksiTHY) April 5, 2019
Sipas zyrtarëve të linjës ajrore, kjo lëvizje ishte më e madhja në historinë e aviacionit botëror.
Operacionet përfshinë transportimin e më shumë se 47,000 tonë pajisje në 686 kamiona dhe automjete të tjera 40 km larg bazës së vjetër. Kompania zhvendosi gjithashtu 337 avionë në aeroportin e ri.
Gjatë fundjavës, stafi i Aeroportit të Stambollit, mirëpriti kompaninë në “shtëpinë e re”.
✈️
Welcome to our new home Istanbul Airport.?https://t.co/a1FA0LyezO#TurkishAirlines #IstanbulAirport @igairport pic.twitter.com/f7cJlg8azP
— Turkish Airlines (@TurkishAirlines) April 7, 2019
Aeroporti i ri i Stambollit, që kushtoi më shumë se 8 miliardë dollarë dhe që bën pjesë në një nga disa mega-projektet e mbështetura nga presidenti Erdogan, do të ketë fillimisht kapacitet për 90 milionë pasagjerë në vit, që është sa kapaciteti i aeroportit ekzistues më të madh në botë.
Qeveria turke parashikon që aeroporti i ri të kthehet në aeroportin më të madh në botë, me një kapacitet prej 200 milionë pasagjerë në vit. Pavarësisht se presidenti e hapi aeroportin e ri në Tetor të vitit të kaluar, trafiku i pasagjerëve ka qenë i limituar për shkak të grevave.
✈
The largest move in the history of global civil aviation is complete!Turkish Airlines is at its new home.#TurkishAirlines #IstanbulAirport #TheGreatMove @igairport @natgeotravel @natgeo @natgeotvturkiye pic.twitter.com/zEiAMZwMnl
— Turkish Airlines (@TurkishAirlines) April 6, 2019
Por tashmë, qendra e re pritet të zëvendësojë godinën e vjetër të “Ataturk”. Një fluturim drejt Singaporit në fundjavë shënoi edhe fundin e eksperiencës së “Turkish Airlines” në aeroportin Ataturk.