Bolivi – Dorëhiqet Presidenti Evo Morales

Presidenti i Bolivisë Evo Morales njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i Presidentit të vendit me kërkesë të ushtrisë dhe me qëllim të vendosjes së paqes në vend.

Morales, i cili fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve të përgjithshme me 47,8 për qind të votave, të cilat shkaktuan protesta të dhunshme të opozitarëve që vazhdojnë prej 20 tetorit me pretekst se janë bërë mashtrime në zgjedhje, pas presioneve edhe të forcave të sigurisë u detyrua të japë dorëheqje.

Evo Morales deklaroi se këtë vendim e mori që të parandalojë dëme të mëtejshme të popullit nga liderët opozitarët Carlos Mesa dhe Luis Fernando Camacho.

Ato që u jetuan në vend Morales i cilësoi si grusht shtet civil dhe policor, ndërsa tha se “Unë dënoj këtë grusht shteti civil dhe përdorimin e dhunës dhe frikësimit nga disa policë që morën në objektiv demokracinë dhe paqen sociale”.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për paqen dhe barazinë. Kjo punë nuk mbaroi”, deklaroi Morales dhe theksoi se përpjekja politike e tij nuk do të marrë fund.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Williams Kaliman me anë të një komunikate kërkoi dorëheqjen e Presidentit Evo Morales.

Presidenti në ikje i Bolivisë gjithashtu tha se shtëpia e tij është sulmuar dhe se është shpallur një urdhër për arrestimin e tij.

Në një prononcim të bërë nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale Morales tha se “Unë deklaroj para gjithë botës dhe popullit të Bolivisë, që një oficer policie lëshoi urdhër arresti të paligjshëm ndaj meje. Gjithashtu grupet që organizuan akte të dhunshme, sulmuan shtëpinë time. Puçistët shkatërrojnë sundimin e ligjit”.

Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se është i shqetësuar thellë për zhvillimet në Bolivi, veçanërisht nga dorëheqja e Presidentit Morales, ndërsa u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin dhunën, të mbajnë zgjedhje transparente dhe të besueshme.

Sipas deklaratës së zëdhënësit të Sekretari të Përgjithshëm të OKB-së, Guterres tha se zhvillimet në Bolivi janë shqetësuese.

Ndërsa Argjentina, Venezuela, Kuba dhe Meksika, të cilat reaguan ndaj dorëheqjes së Moralesit, zhvillimet në Bolivi i cilësuar si “grusht shtet”.

Ndërkohë ministri i Punëve të Jashtme të Meksikës, Marcelo Ebrard deklaroi se vendi i tij do t’i japë të drejtën për azil Moralesit.

Evo Morales bëri të ditur se ka dhënë dorëheqje që opozitarët të mos e dëmtojnë popullin më shumë dhe tha: “Dua që bolivianët të dinë se nuk kamë asnjë arsye për të ikur. Le të dëshmojnë nëse kamë përfituar ndonjë gjë në mënyrë të paligjshme. Nëse thonë që nuk kemi punuar atëherë le të shikojnë në mijëra vepra të kryera në sajë të zhvillimit ekonomik. Njerëzit modest dhe të varfër që e duan atdheun e tyre do të vazhdojnë këtë luftë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne