Bota

Bolivia shpall Izraelin ‘shtet terrorist’

Presidenti bolivian Evo Morales e shpalli Izraelin “shtet terrorist”, të mërkurën, për shkak të ofensivës së vazhdueshme në Rripin e Gazës.

Qytetarëve izraelitë tani do tu kërkohet të marrin vizë para se të udhëtojnë në Bolivi. Më parë, sipas një marrëveshjeje të vitit 1972, të cilën Morales e denoncoi si “nënshkrim nen një regjim diktatorial”, izraelitët mund të udhëtonin lirshëm në Bolivi pa marrë viza, sipas La Razón .

Izraeli konsiderohet tani një vend i “grupit 3”, që nënkupton se kërkesat për viza duhet të rishikohen nga Administrata  Kombëtare e Migracionit.

“Me fjalë të tjera po e deklarojmë (Izraelin) një shtet terrorist,” tha Morales, raportoi Página Siete .

“Izraeli nuk respekton parimet apo qëllimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut”, tha Morales, sipas Página Siete .

Morales, një admirues i socializmit bolivarian të presidentit të ndjerë të Venezuelës, Hugo Chavez, ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me shtetin hebre në vitin 2009 dhe e ka cilesuar trajtimin izraelit ndaj palestinezëve “gjenocid”.

Amerika e Jugut është destinacion popullor për izraelitët e rinj.

Vende të tjera të Amerikës së Jugut, përfshirë Brazilin, Kilin, Ekuadorin dhe Perun, i kanë thirur ambasadorët e tyre nga Izraeli për të protestuar kundër luftimeve në Gaza./ usatoday/ Gazeta Impakt