Bolton përsëri viziton Moskën me shpresë që ta bindë Rusinë!

Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit të Amerikës ka deklaruar se së shpejti do të shkojë në Rusi për të diskutuar çështje përkatëse me sigurinë kombëtare të Amerikës, mirëpo duket se ai gjatë kësaj vizite synon që ta bindë Rusinë për të ndjekur politikat e Uashingtonit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se John Bolton niset drejt Moskës në kohën kur numri i sanksioneve të Amerikës kundër Rusisë ka shkuar në 60 dhe parashikohet që duke marrë parasysh mosmarrëveshjet serioze mes Rusisë dhe Amerikës në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin, praninë e Iranit në Siri, sanksionet naftore ndaj Iranit, aneksimin e Krimesë në territorin e Rusisë, si dhe mënyra e trajtimit të krizës së Koresë Veriore, ky proces do të vazhdojë akoma.

Vizitën e ardhshme në Moskë me gjithë dështimet e vizitës së verës, Bolton e bënë me urdhër të Donald Trump gjatë së cilës pritet të takohet dhe bisedojë me funksionarët e mbrojtjes dhe me diplomatët e Rusisë si dhe me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë. Juri Ushakov, asistenti për çështje ndërkombëtare i presidentit të Rusisë, pas takimeve të vizitës së kaluar të Bolton në Moskë, deklaroi se Bolton në takim me Putin ka biseduar në lidhje me çështjen e stabilitetit strategjik, kontrollin e armëve bërthamore, daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, krizën e Koresë Veriore, situatën në Siri dhe krizën në Ukrainë. Dy javë pas atyre takimeve, liderët e Rusisë dhe Amerikës kanë zhvilluar takimin e parë dypalësh të tyre në Helsinki të Finlandës. Kjo bëri të qartë qëllimin kryesor të vizitës së Bolton në Moskë. Mirëpo çfarë do të jetë qëllimi kryesor i Bolton në vizitën e tij të ardhshme në Moskë, pritet të shihet në ditët në vazhdim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne