Shqiperia

“Bomba” e Tan Hoxhës: Gjykatësi që liroi Fran Frrokajn është kërcënuar

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë për arrestimin, dhënien nga gjykata paraprakisht të masës “arrest me burg” dhe pas 48 orëve ndryshimin në “arrest shtëpie” për të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në Lezhë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hoxha tha se vendimi është marrë nga gjykatësi nën efektin e kërcënimeve dhe presioneve.

“Gjykatësi është kërcënuar dhe është mbajtur nën presion. Gjyqtari në vend që të kërkonte ndihmë që të mbrohej, ka marrë vendimin që do ti lërë në “arrest shtëpie” dhe u ka çuar policin te dera. E ka policia kriminale informacionin që ai është kërcënuar,” – tha Hoxha.

OPINIONE