Bombarduesit B-52 amerikanë do të fluturojnë brenda një dite mbi shqipëri

Gjashtë bombardues amerikanë, B-52 do të fluturojnë brenda një dite në 30 vendet anëtare të NATO-s duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Pikërisht sot në qiejt e Shqipërisë do fluturojnë këta avion bombardues amerikanë.

Duhet të ju kujtojmë se këta janë avionë me armë nukleare që sjellin vdekje dhe shkatërrim.

Ambasada amerikane në Shqipëri, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka dhe kuislinget shqiptarë janë të lumtur për këtë fluturim të vdekjes mbi ne, gjoja si pjesë e rëndësishme e NATO-s.

Organizimi i këtij fluturimi që gjoja tregon përkushtimin e SHBA-ve në NATO në të vërtetë po ju tregon vendeve të europës se jeni shumë të vegjël pa SHBA dhe se ne mund të bëjmë cfarë të duam me ju.

Ndërsa ne duhet t’i themi jo luftës, terrorizmit dhe armeve nukleare. Ne duhet të mobilizohemi politikisht dhe ti themi jo NATO-s, luftës dhe terrorizmit ushtarak./GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne