Borrell: ‘Nuk do të ndalemi’ derisa Irani të lirojë zyrtarin e arrestuar të BE-së

Kryediplomati i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, tha se BE-ja “nuk do të ndalet” derisa Irani të lirojë zyrtarin nga Suedia i cili ndodhet në paraburgim për më shumë se një vit, raporton Anadolu.

Duke folur me gazetarët në takimin jozyrtar të ministrave të zhvillimit të BE-së në Cadiz të Spanjës, Borrell konfirmoi se një “shtetas suedez që ka punuar për Bashkimin Evropian po mbahet ilegalisht në Iran për 500 ditët e fundit”.

Komentet e tij erdhën pasi e përditshmja amerikane “New York Times” raportoi të hënën se Johan Florus, i cili punonte për shërbimin diplomatik të BE-së, ishte arrestuar në Iran me akuza për spiunazh që nga viti i kaluar.

Sipas raportimit, Florus u arrestua ndërsa kthehej nga pushimet e tij në Iran në aeroportin e Teheranit në prill 2022.

Borrell nënvizoi se autoritetet suedeze kanë “përgjegjësinë e plotë të mbrojtjes konsullore” për Florusin.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se diplomacia e BE-së e ka ngritur intensivisht këtë çështje në të gjitha takimet me Iranin.

“Kjo është shumë në agjendën tonë. Ne nuk do të ndalemi derisa Florus të lirohet”, theksoi Borrell./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne