Bosnjë – Gjykata dënon me 20 vjet burg ish-ushtarin serb që dogji të gjallë civilët gjatë luftës

Gjykata në Bosnjë dhe Hercegovinë ka dënuar me 20 vjet burgim ish-ushtarin serb Radomir Shushnjar, i cili akuzohej për vrasjen e 57 civilëve boshnjakë duke i djegur të gjallë në qytetin Vishegrad gjatë luftës në këtë vend.

Në një deklaratë, gjykata tha se 64-vjeçari Shushnjar, së bashku me Milan Lukiq dhe Sredoje Lukiq, më 14 qershor të vitit 1992 të armatosur kanë bastisur një shtëpi, ku mbaheshin peng civilë, ndërsa më pas 57 civilë janë transferuar dhe mbyllur në një shtëpi tjetër, ku janë djegur të gjallë.

Në mesin e civilëve të djegur gjendeshin edhe dy fëmijë të moshës pesëvjeçare.

Gjykata shqiptoi 20 vjet për ish-ushtarin serb me arsyetimin se ka kryer “krime lufte ndaj civilëve”.

Ndërkaq, Milan Lukiq është dënuar më herët me burgim të përjetshëm, kurse Sredoje Lukiq me 27 vjet burgim.

Shushnjar është kapur në vitin 2014 në Francë, kurse në qershor të vitit të kaluar u ekstradua në Bosnjë dhe Hercegovinë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne