Bota kundërshton referendumin e rajonit të Kurdistanit

KS i OKB ditën e enjte me anë të një deklarate ka kundërshtuar organizimin e referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku.

Rajoni i Kurdistanit ka shpallur 25 shtatorin si datën për organizimin e referendumit separatist që është kundërshtuar nga qeveria e Irakut, partitë dhe grupet e ndryshme politike dhe nga shumë vende të botës e të rajonit. Duke pasur parasysh kundërshtimet vendase, rajonale dhe ndërkombëtare ndaj organizimit të referendumit separatist të rajonit të Kurdistanit të Irakut, gjatë javës së ardhshme parashikohen zhvillime të rëndësishme në Irak. Sa i përket kësaj çështjeje, agjencia informative Ahad ka publikuar një artikull të Adel Xhaburi analist i njohur në Irak dhe shkruan se faktet tregojnë se referendumi i rajonit të Kurdistanit të Irakut do të përballet me qorrsokak dhe pritet që ai të pezullohet ose shtyhet për një afat tjetër. Ndërsa dr. Vathek Heshami, kryetar i qendrës hulumtuese të Irakut dhe një prej ekspertëve të njohur të këtij vendi, lidhur me planin e Masud Barzanit për organizimit e referendumit, ka thënë se ky plan ka dështuar dhe pritet që referendumi të anulohet ose shtyhet për një afat tjetër, ose të organizohet një referendum i diktuar me rezultate të falsifikuara. Insistimi i Masud Barzanit kryetarit të rajonit të Kurdistanit të Irakut për organizimin e referendumit separatist jo vetëm që bie ndesh me kushtetutën e Irakut por bie ndesh edhe me votat e popullit të rajonit në fjalë i cili në faza të ndryshme ka theksuar qëndrimin në Irakun e bashkuar. Kurdët e Irakut një herë në vitin 1917 dhe një herë në vitin 2005 kanë votuar pro qëndrimit në Irakun e bashkuar dhe janë zotuar për respektimin e kushtetutës së vendit. Në këtë mënyrë rajoni Kurdistanit të Irakut është pjesë e pandarë e territorit të Irakut sipas ligjeve federale të këtij vendi. Nga aspekti ndërkombëtar gjithashtu organizimi i referendumit të Kurdistanit të Irakut është veprim i një anshëm dhe i papranueshëm dhe ai nuk përputhet me juridiksionin ndërkombëtar dhe nuk mund të justifikohet.

Një prej faktorëve të rëndësishëm në formimin e shteteve të botës, është karakteri multi-etnik, multi-kulturor dhe multi-fetar i kombeve. Hulumtimet e kryera mbi nacionalizimin etnik dhe strukturën demografike të botës tregojnë se vetëm në 14 vende të botës në shtet nuk gjendet struktura multi-etnike dhe vetëm 4% e popullsisë së botës jeton në një vend ku shumica përbëhet vetëm nga një etni. Në këtë mënyrë nacionalizmi i theksuar nga Masud Barzani, jo vetëm që nuk është një opsion i përshtatshëm për zgjidhjen e problemeve dhe nevojave të shoqërisë sot, por ai ka pasoja kombëtare, etnike dhe fetare. ky qëndrim bie ndesh me kartën e të drejtave të njeriut dhe me kartën e OKB dhe mund të bëhet shkak për nisjen e luftërave të përgjakshme me pasoja të rënda ekonomike dhe njerëzore dhe mund të shkelë normat dhe dispozitat e të drejtave të njeriut. Për këtë arsye OKB me anë të një deklarate është shprehur qartazi kundër organizimit të referendumit separatist në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Megjithatë Masud Barzani me gjithë kundërshtimet e shuma në nivel ndërkombëtare, insiston në organizimin e referendumit pa marrë parasysh interesat e vendit dhe duke e futur Irakun në një krizë të re e cila është paralajmëruar edhe nga KS i OKB./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne