Brazil – Zona veriperëndimore e vendit tronditet nga një tërmet 6,8 ballë Rihter

Brazili është tronditur të dielën nga një tërmet me magnitudë 6,8 ballë sipas shkallës Rihter, epiqendra e të cilit ishte në pyjet tropikale në veriperëndim të vendit.

Siç bën të ditur Instituti i Kërkimeve Gjeologjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS), epiqendra e këtij tërmeti të fuqishëm ishte 89 km në perëndim të Tarauakës, pranë kufirit të Brazilit me Perunë, 575 km në thellësi të Tokës.

Edhe pse nuk është bërë ende një njoftim zyrtar për humbje jetësh apo dëme materiale, mendohet që ky tërmet të mos ketë pasoja si rezultat i thellësisë së madhe në të cilën ka ndodhur aktiviteti sizmik./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne