Brazili përkujton viktimat e shpërthimit në portin e Bejrutit

Kanë kaluar 3 vjet nga shpërthimi i fuqishëm në portin e Bejrutit në të cilin humbën jetën më shumë se 230 persona dhe u plagosën më shumë se 6.000, raporton Anadolu.

Në plazhin Copacabana në Rio de Zhaneiro të Brazilit, qytetarët kujtuan viktimat e shpërthimit. Vendasit vendosën lule në plazh me emrat e të vdekurve.

Në përkujtimin e përvjetorit të tragjedisë mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Libanit në Rio de Zhaneiro, Alehandro Bitar.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në Bejrut më 4 gusht të vitit 2020. Më shumë se 230 njerëz humbën jetën në shpërthim dhe më shumë se 6.000 të tjerë u plagosën.

Rreth 300 mijë njerëz janë zhvendosur në vend të sigurt./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne