Bregu lutje kryesisë së PD: Aman mos na e nxirrni bojën fare

Debate të forta kanë pëfshirë ditën e sotme grupin parlamentar të Partisë Demokratike në lidhje me deputetët që votuan pro zgjedhjes së Gramoz Ruçit si kryeparlamentar.

Në lidhje me debatet ka reaguar edhe ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, e cila i bën një lutje në Facebook “udhëheqjes së re politike të Partisë së Republikës së Re”.

Ish- deputetja shkruan duke ju drejtuar udhëheqjes së re të PD-së “pavarësisht humbjes ku e çuan partinë mos të bëjnë qesharakë ata burra dhe gra të cilët e kanë të pamundur të braktisin PD-në”.

Bregu shkruan për humbje që ka pësuar PD në zgjedhjet e fundit dhe për mos reagimin nga ana e “udhëheqjes së re politike të partisë së Republikës së Re”.

Ajo ironizon duke thënë se përderisa nuk gjetët fajtorin që e çuan PD-në në këtë situatë nuk ken ipse mblidheni për të thënë se kush shet votën nuk ka vend në në grupin parlamentar.

Gjithashtu Bregu ngre pyetjen “Po për atë që vjedh votat e njerëzve të shtëpisë dhe shet 240 mijë vota, ku është vendi?!”.

“Po pse nuk e paskan të drejtën as tre njerëz që të kenë një mendim të fshehtë ndryshe nga udhëheqja e re politike?! Pse këta s’paskan të drejtë për mendim të fshehtë sic pat Kryetari të drejtën e marrëveshjes së fshehtë?! Se mirë për mendime të hapura u mor vesh që të përpin errësira, po as në erresirë nuk u lejoka më të mos jesh i përpirë?!”, shkruan Bregu duke dalë në mbrojtje të deputetëve që votuan pro Ruçit.

Shkrimi i plotë i Majlinda Bregut në Facebook
Si anetare e Partise Demokratike, i drejtoj nje lutje publike udheheqjes se re politike te Partise se Republikes se Re!

Mire nga humbja ne humbje na udhehoqet me aq sukses sa nuk ju mposht dot njeri, por tani ju lutem ne emer te shume grave e burrave qe e kane te pamundur ta braktisin PD-ne dhe mendojne se ju qe mbani siglen, ne mos mishin, kocken do ja ruanit PD-se, mos na beni edhe paturperisht qesharake!

PD-se i humbi gjysma e grupit, ne erresiren totale ku u perpiluan listat e deputeteve dhe ju nuk u mblodhet te gjeni fajtorin!

Ose me mire,se gati harrova. U mblodhet pas ” fitores” se 25 Qershorit, per t’i vene kuroren e dafines “FITIMTARIT”, qe ai ta kishte me te lehte te vidhte brenda shtepise se tij!

PD humbi 10 vende te tjera ne parlament, ne driten e diellit te zgjedhjeve te humbura te radhes dhe ju prape, nuk u mblodhet te gjeni fajtorin!

PD ka humbur shpirtin dhe i ka mbetur vetem mishi-tul ne koke, i udheheqjes se lavdishme te Republikes se Re dhe ju prapeseprape, nuk mblidheni te gjeni fajtorin!

Tani na qenkeni mbledhur per te thene se “kush shet voten s’ do kete vend ne Grupin Parlamentar”. Ou? Po per ate qe vjedh votat e njerezve te shtepise dhe shet 240 mije vota, ku eshte vendi?!

Po pse nuk e paskan te drejten as tre njerez qe te kene nje mendim te fshehte ndryshe nga udheheqja e re politike?!

Pse keta s’paskan te drejte per mendim te fshehte sic pat Kryetari te drejten e marreveshjes se fshehte?!

Se mire per mendime te hapura u mor vesh qe te perpin erresira, po as ne erresire nuk u lejoka me te mos jesh i perpire?!

Aman mos na e nxirrni bojen fare,fare,fare, se jane vertet gjynah demokratet qe s’ju iket nga PD, edhe kur ju te udheheqjes se Partise se Republikes se Re, s’po lini gje pa bere per t’i treguar gjithe dynjase se PD e vertete, eshte vetem nje kujtim i te shkuares.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne