Brexit/May i shtrin dorën kundërshtarit Corbyn

May ka takuar udhëheqës të tjerë në përpjekje për të gjetur një kompromis mbi Brexit, pasi marrëveshja e saj u refuzua nga deputetët. Më parë, shefi i Laburistëve Corbyn hodhi poshtë bisedimet si një “marifet”, që po bëhej kundër Britanisë së Madhe. Kryeministrja do të publikojë një plan të ri të hënën me një debat të plotë dhe votimin kryesor është caktuar të martën, më 29 janar. Politikanët e lartë nga të gjitha anët gjithashtu kanë takuar ministrat e kabinetit që po përpiqen të gjejnë një rrugëzgjidhje. Por Corbyn, kreu i opozitës nuk pranoi të merrte pjesë, duke i thënë zonjës May të mos shkelte “vijat e kuqe” dhe “të merrte seriozisht propozimet për të ardhmen”.

Në një fjalim në Hastings, Jeremy Corbyn tha: “Me asnjë marrëveshje në tryezë, kryeministrja do të hyjë në bisedime të rreme për të fituar kohë dhe përpiqet të shantazhojë deputetët për të votuar marrëveshjen e saj të dështuar në një përpjekje të dytë, duke kërcënuar vendin me kaosin që sjell marrëveshja Brexit. Corbyn deklaroi se “rezultati më i mirë” ishte thirrja e zgjedhjeve të përgjithshme për të thyer bllokimin nga kjo krizë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne