Bota

Brexit, një shitshow i madh

“90% e deputetëve britanikë nuk e kanë idenë si jetojnë njerëzit e punësuar”– thotë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Michael Roth, duke iu referuar procesit të Brexit, të cilin e perifrazoi me shprehjen një “shitshow i madh”.

Duke iu drejtuar një audience të Partisë Socialdemokrate (SPD), ai tha se politikanët britanikë të cilët janë përgjegjës për Brexit “janë të gjithë lindur me lugë argjendi në gojë, të shkolluar në kolegje private dhe universitete të elitës” dhe për këtë arsye nuk janë në gjendje për të kuptuar nevojat e qytetarëve.

“Unë nuk e di nëse William Shakespeare do mund të sajonte një tragjedi të tillë, por kush do të paguajë faturën? Brexit është një shitshow i madh dhe këtë e them tërësisht jashtë gjuhës-diplomatike”. Duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme evropiane, Michael Rott foli për një “zgjedhje” midis një Evrope të lirë dhe një Evrope që do të udhëhiqet nga nacionalistët dhe populistët.

“Evropa është një siguri për jetën në kohë krizash, na jep mundësinë të kalojmë kufijtë, të shkatërrojmë mure, të bashkojmë njerëzit dhe të ofrojmë solidaritet. Këto ditë shohim sa e brishtë është kjo dhe sa pak mund t’i marrim në konsideratë të dhënat. Kur njerëzit u dorëzohen nacionalistëve dhe populistëve, ata tradhëtohen”-vuri në dukje zëvendësministri i Jashtëm.

Brexit të shtyhet për dy vjet

Instituti i Kërkimeve Ekonomike në Munih (Ifo) ka propozuar ndërkohë që të shtyjë daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian për të paktën dy vjet. Qeveria gjermane në anën tjetër, sipas të dhënave nga Süddeutsche Zeitung, mbështet qëndrimin e BE-së për hyrjen pa viza të britanikëve në Zonën Shengen, kur është fjala për vizita afatshkurtra.

OPINIONE