Britani e Madhe – May takohet këtë javë me Merkel dhe Rutte për Brexit-in

Kryeministrja britanike, Theresa May, do të takohet këtë javë me krerët e qeverive gjermane dhe holandeze para se të zhvillojë një takim me ministrat e saj për të përcaktuar çfarë lidhjesh tregtare kërkon Britania e Madhe me Bashkimin Evropian pas Brexit-it, njoftoi të hënën zëdhënësi i saj.

Ajo do të takohet me Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe Kryeministrin holandez, Mark Rutte, para se të mbledhë të premten kabinetin e saj dhe të përpiqet të tejkalojë ndasitë mes euroskeptikëve dhe eurofilëve mbi çështjen e lidhjeve të ardhshme ekonomike ndërmjet Londrës dhe Brukselit.

Në mars 2019, të paktën 9 muaj larg Brexit-it, qeveria britanike ende nuk ka përcaktuar se çfarë marrëdhëniesh do të ketë në të ardhmen me BE-në./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne