Britania alarmohet nga luftanijet ruse

Ministria e Mbrojtjes britanike ka dhënë njoftimin e se 4 luftanije ruse janë pikasur në Kanalin e La Manshit dhe menjëherë një anije e marinës britanike është nxjerrë në lundrim.

Dy fregata ruse dhe dy anije mbështetëse u shoqëruan nga luftanija britanike “HMS Westminster” teksa iu drejtuan veriut duke u kthyer nga Mesdheu. Në deklaratën e ministrisë britanike thuhet se Rusia e ka rritur me 10 herë aktivitetin detar në ujërat pranë Britanisë dhe në Atlantikun e Veriut në këtë dekadë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne