Bota

Britania e Madhe burgos çiftin neo-nazist sepse e quajtën foshnjën e tyre Hitler

Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar ka burgosur një çift që kishte promovuar ide neo-naziste dhe madje e kishte quajtur fëmijën e tyre me emrin e ish diktatorit të Gjermanisë, nazistin Adolf Hitler.

Gjykata e Birminghamit e dënoi 22 vjeçarin Adam Thomas dhe 38 vjeçaren Claudia Patatas me gjashtë vjet dhe gjashtë muaj për të qenurit anëtarë te organizatës National Action, një organizatë e ndaluar e së djathtës ekstreme në Britani të Madhe.

Gjykatësi tha se të dy personat kishin “një histori të gjatë me besimet e tyre raciste të dhunshme”.

“Qëllimet dhe objektivat e organizates janë përmbysja e demokracisë në këtë vend me anë të dhunës dhe vrasjeve si dhe vendosjes së një shteti të stilit nazist që do ti zhdukte të gjitha pjesët e shoqërisë prej dhunës dhe vrasjeve masive”, tha Melbourne Inman pasi dha vendimin.

Gjykata tha gjithashtu se çifti kishte zgjedhur emrin Adolf si emër të dytë për djalin e tyre nga admirimi qe babai kishte pasur për Hitlerin. Ata në shtëpinë e tyre kishin pasur edhe sende te ndryshme me shenja të svastikave.

Raportimet e javës së kaluar thonin se çifti i kishte dhënë gjithashtu udhëzime fëmijës tjetër, vajzes së tyre, për të përshëndetur me përshëndetje naziste, një praktikë që dikur ishte normë në Gjermaninë e sunduar nga Hitleri.

Inman gjithashtu e dënoi edhe Darren Fletcherin, një mik të çiftit, me pesë vite pas hekurave, pasi sipas gjykates edhe ai gjithashtu kishte pranuar se ishte anëtar i organizatës the National Action. Tre të tjerëve ju dhanë dënime më të lehta për të njëjtat vepra.

Ndjenjat e ekstremit të djathtë janë rritur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve të fundit ku grupet ekstremiste po përdorin imigracionin në Evropë si një justifikim për të predikuar urrejtjen. Ka pasur gjithashtu një rritje në aktivitetin e krimit të urrejtjes në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ku muslimanët kanë qenë një objektiv kryesor./press/Gazeta Impakt

OPINIONE