Britania e Madhe: Evropa do të mbrojë fitimet e marrëveshjes bërthamore me Iranin

Ministri britanik i Punëve të Jashtme Jeremy Hunt, i cili erdhi në Iran për kontakte zyrtare, u shpreh se “vendet evropiane janë në favor të mbrojtjes së fitimeve të marrëveshjes bërthamore dhe se ata ndjekin nga afër krijimin e një mekanizmi për transferimin e parave, të pavarur nga Shtetet e Bashkuara.”

Sipas një deklarate me shkrim të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ministri britanik Hunt u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shemhani. Të dy vendet diskutuan në lidhje me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas deklaratës, Hunt vuri në dukje se problemet dhe pengesat lidhur me bankat dhe transferimin e parave pas marrëveshjes bërthamore duhet të futen në rendin e ditës dhe të zgjidhen.

‘PO NDJEKIM ME SERIOZITET KRIJIMIN E MEKANIZMAVE PËR TRANSFERIMIN E PARAVE, TË PAVARUR NGA SHBA-JA’

Lidhur me marrëveshjen bërthamore dhe mekanizmin e pritur financiar, Hunt u shpreh kështu:

“Evropa do të mbrojë fitimet e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Në këtë drejtim, ajo po ndjek nga afër krijimin e një mekanizmi për transferimin e parave, të pavarur nga Shtetet e Bashkuara si dhe tregtia të bëhet pa dolar. Evropa është në një përpjekje të përbashkët për ta vënë këtë mekanizëm në praktikë.”

IRANI: SHKELJA E MARRËVESHJES BËRTHAMORE NËNKUPTON SE POZITA E BE-SË NËPËRKËMBËT NGA SHBA-JA

Shemhani rikujtoi se negociatat bërthamore dhe marrëveshja në mes të vendeve 5 + 1 dhe Iranit u zhvilluan me mirëpritjen dhe përpjekjet intensive të Evropës, si dhe shtoi se: “Shkelja e kësaj marrëveshje do të thotë se dinjiteti, reputacioni dhe pozita politike e BE-së shkelet nga Shtetet e Bashkuara.”

Duke vënë në dukje reagimin e palëve të tjera të marrëveshjes bërthamore ndaj shprehjeve dhe sjelljeve të pahijshme të SHBA-së, Shemhani u shpreh se Irani ka marrë vendimet e kërkuara nga interesat dhe përgjegjësitë kombëtare, duke përfshirë mundësinë e kthimit të kushteve para marrëveshjes, si dhe shtoi se: “Niveli aktual i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe lehtësirat e ofruara në transaksionet bankare nuk janë të kënaqshme.”

THIRRJE PËR QEVERINË BRITANIKE

Shemhani diskutoi edhe në lidhje me sulmin e zhvilluar në qytetin Ahvaz të Iranit, në muajin shtator.

Shemhani u shpreh se është e papranueshme që qeveria britanike të mos ndërmarrë ndonjë hap kundër organeve të mediave të cilat mbështesin grupin i cili kreu sulmin në qytetin Ahvaz, si dhe shtoi se:

“Pritja jonë nga qeveria britanike është që të shpjegojë në mënyrë transparente qëndrimin e saj në luftën kundër terrorizmit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe që të formësoj politikën e saj aktuale në përputhje me këtë.”

KRITIK NDAJ BRITANISË NË LIDHJE ME JEMENIN

Shemhani kritikoi edhe shtitjen e armëve nga Britania në Arabinë Saudite dhe Bahrein, duke u shprehur se: “Të injorohen vrasjet e tmerrshme të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në Jemen dhe mbrojtja e interesave ekonomike për bllokimin e popullit të këtij vendi është një tregues se standardizimi i dyfishtë i SHBA-së dhe vendeve të BE-së, mund të negociohet sipas perspektivës së autoriteteve të vendit.”

‘PËR TË MBROJTUR PAVARËSINË E VET, BE DUHET TË PENGOJ KËRKESAT E SHBA-SË’

Shemhani u shpreh se: “Do të formohet një përceptim se SHBA-ja, Izraeli dhe vendet reaksionare në rajon janë bashkëpuntorë të krimit”, si dhe shtoi se:

“Nëse SHBA-ja vendos kërkesa kundër Iranit sot, do të ndërhyjë nesër në marrëdhëniet tuaja me vendet e tjera. Prandaj, BE duhet të ndërpresë kërkesat e SHBA-së, jo për marrëveshjem bërthamore, por për të mbrojtur identitetin dhe pavarësinë e saj.”

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne