Bota

Britania e Madhe thirrje KSKB-së për takim urgjent mbi Arakan-in

Britania e Madhe ka bërë thirrje për takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KSKB) për të diskutuar zhvillimet në Arakan. Takimi pritet që të mbahet të mërkurën, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i Përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Matthew Rycroft, përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se Britania e Madhe ka bërë thirrje për takim urgjent të KSKB-së për të diskutuar zhvillimet në rajonin Arakan të Mianmarit.

“Britania e Madhe i ka bërë kërkesë KSKB-së për të diskutuar situatën në Mianmar. Pritet që të diskutohen problemet që vazhdojnë për një kohë të gjatë në Arakan. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për maturi”, ka theksuar Rycroft.

Të mërkurën pritet që Këshilli të diskutojë çështjen e Arakan-it, por nga kryesia e KSKB-së ende nuk është njoftuar mbi takimin në fjalë.

Gjithashtu edhe sekretarit i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dje shprehu shqetësime të thella për vrasjen e civilëve gjatë “operacionit të sigurisë” në rajonin Arakan të Mianmarit.

Ndryshe, nga Zyra e Këshilltarit Shtetëror të Mianmarit theksuan se sulmet vdekjeprurëse në vendet kufitare në shtetin perëndimor Arakan shpërthyen të premtem, duke lënë të vdekur një ushtar, 10 oficerë policie, një zyrtar të emigracionit dhe 77 militantë.

Mirëpo, më vonë nga raportimet e mediave doli në shesh se forcat e sigurisë së Mianmarit përdorën forcë të tepruar dhe zhvendosën mijëra fshatarë muslimanë Rohingya, duke shkatërruar shtëpitë me mortajë dhe armë të tjera.

Zëdhënësja e Këshillit Evropian për Muslimanët Rohingya (ERC), Anita Schug, dje në Gjenevë tha se mes dy dhe tre mijë muslimanë janë vrarë në sulmet e ushtrisë së Mianmarit në Arakan, edhe atë vetëm në tre ditët e kaluar.

Ky rajon po ballafaqohet me tensione në rritje të vazhdueshme mes popullsisë së saj budiste dhe muslimane, që nga shpërthimi i dhunës në vitin 2012.

OPINIONE

INTERVISTA