Britaniket shpallin Sali Berishen non-grata: kjo eshte letra e Home Office

Kjo është përmbajtja e letrës që Home office i dërgoi Sali Berishës një vit më parë, më 21 korrik 2021 kur Mbretëria e bashkuar mori vendimin për ta shpallur non grata për shkak të lidhjeve të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelët që kanë paraqitur një kërcënim për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Me kete leter qeveria britanike i ka shpallur lufte opozites shqiptare dhe kryetarit te saj Sali Berisha. Kjo eshte permbajtja e letres:

I dashur z. Berisha:

Qëllimi i kësaj letre është tju informoj ju se më 19 korrik 2022, pas shqyrtimit tepër të  kujdesshëm, Sekretari i Brendshëm urdhëroi personalisht që ju të përjashtoheni nga Mbretëria e Bashkuar për arsye kriminaliteti dhe korrupsioni. Se prania juaj në Britaninë e Madhe nuk konsiderohet e favorshme për të mirën publike si rezultat i vlerësimit se ju keni lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelët që kanë paraqitur një kërcënim për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe se jeni të gatshëm t’i përdorni këto lidhje për më tej,  për ambiciet tuaja politike dhe vlerësojmë se ju keni përdorur pozicionet tuaja të zgjedhura për t’u përfshirë në korrupsion dhe sjellje kriminale, për të pasuruar veten dhe rrethin tuaj të ngushtë, veçanërisht ish-këshilltarin tuaj zgjedhor Damir Fazlliç, të cilin më pas e mbrojtët kur dalin provat e kriminalitetit”

“Vendimi u vërtetua nga sekretari i Brendshëm sipas seksionit 2C të Aktit të Komisionit Special të Apelimit të Emigracionit të vitit 1997. Efekti i kësaj është se çdo rishikim i përjashtimit tuaj, me aplikim, mund të ndërmerret nga Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit (SIAC)”.

“Ju nuk duhet të përpiqeni të udhëtoni në Mbretërinë e Bashkuar pasi do t’ju refuzohet hyrja. Duke qenë se jeni përjashtuar nga Mbretëria e Bashkuar nga Sekretari i Shtetit, ju jeni dikush në lidhje me të cilin një transportuesi mund t’i refuzohet autoriteti për të udhëtuar në MB sipas paragrafit 14(e) të Skemës së Autoritetit për Mbajtjen 2021.

Letra e plote vijon me poshte:

 

Me kete leter Sali Berisha, ati i demokracise dhe ish-presidenti i Shqiperise, tanime konsiderohet nga regjimi britanik i Londres nje terrorist sikur Muammer al Gaddafi, Jasser Arafati apo Sadam Huseini. Megjithekete, Sali Berisha dhe demokratet ne Shqiperi ende nuk arrijne te kuptojne qe demokratet shqiptare jane ne krahun e Rusise, Kines dhe Iranit por mendojne ende se regjimet perendimore kane meshire per demokracine ne Shqiperi.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne