Bushati: Dorëheqja e Xhafajt mister, Rilindasit nuk e shesin njëri-tjetrin

Analisti Andi Bushati ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj si dhe zëvendësimin e tij me gjeneralin Sandër Lleshi. Bushati u shpreh se pavarësisht mesazheve të koduara të Fatmir Xhafajt në drejtim të kryeministrit Rama, Rilindasit nuk e shesin njëri-tjetrin. Sipas Bushatit, dorëheqja e Fatmir Xhafajt mbetet mister për publikun.

“Ka një tendencë ditët e fundit për të thënë se Xhafaj i futi një kunjë Ramës dhe dha një mesazh të koduar. Po të kthehemi mbrapa të njëjtën gjë bëri edhe Tahiri. Por Rilindasit nuk e shesin njëri-tjetrin. Unë mendoj se para se të merremi me mesazhet e koduara të merremi me mesazhet publike. Kush është mesazhi publik i gjithë kësaj që ndodhi? Mesazhi është se po largohet ministri i dytë i brendshëm pa dhënë asnjë shpjegim.  Nga ana tjetër merrni mesazhin e Ramës për largimin e Xhafajt. Ishte një mesazh i thatë. Dëshmitarët kanë treguar se vendimi për dorëheqjen është marrë në minutat e fundit dhe shkaku nuk dihet ende. Mediat pranë qeverisë janë munduar të mbështesin versionin se pasi doli videoja e Babales, ai e ka siguruar kryeministrin se kjo nuk është asgjë. Rama në këtë mënyrë i dha besim duke thënë unë kam laboratorin  etj etj. Rama nuk kishte asnjë arsye për të mbajtur Xhafajn, pasi krimi po forcohet shumë. Ajo që dimë ne është se arsyeja e vërtetë e largimit të Xhafajt mbetet mister për publikun”- tha Bushati, raporton BalkanWeb.

Andi Bushati u shpreh se ministri i ri Sandër Lleshi ka thënë se ka pranuar postin vetëm se ia propozoi kryeministri Rama. Sipas tij, opozita nuk u kap në befasi nga dorëheqja e Xhafajt, pasi e ka kërkuar prej kohësh.

“Socialistët janë të gjithë të tredhur, pasi të gjithë kanë veshur bluzën e Rilindjes. Ministri i ri tha dje se unë pranova një post vetëm se ma propozoi Rama. Problemi i atyre që largohen si ministra është të shohin me ankth nëse do i rikandidojë Rama në mandatin tjetër ose jo. Ata janë të gjithë njerëz që duartrokisnin Ben Blushin që tentoi të bëjë një lloj opozite. Opozita nuk u kap në befasi nga dorëheqja e Xhafës, pasi këtë ka kërkuar. Pas rastit të Babales, opozita ka kërkuar largimin e Xhafajt.”-tha Andi Bushati.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne