Bushati godet fort: Yuri Kim bëri deklaratë idioteske për Doshin, pastaj i shprehu dashurinë Edi Ramës…

Deputeti Tom Doshi, ka qenë në fokus të mediave, pas Yuri Kim deklaroi se shqiptarët meritojnë deputetë më të mirë se ai. Pas kësaj deklarate, Kim vijoi me një tjetër deklaratë, ku tha se Edi Rama e ka siguruar atë që nuk do ta përfshijë Tom Doshin në qeveri kur të bëjë qeverinë e mandatit të tretë.

Duke komentuar këto ngjarje, Bushati tha se deklarata e parë e Yuri Kim për Doshin ishte “idioteske”,  për shkak se ai nuk ka një dënim në Shqipëri dhe nuk mund të ndalohet të kandidojë sipas qejfit të ambasadores, ndërsa deklarata e dytë e ambasadores, sipas Bushatit, ishte një “shprehje dashurie për Ramën”, sepse indirekt Yuri Kim po deklaronte se Rama do të formojë qeverinë e ardhshme.

Mua mesazhi i sotëm më shumë se merak për Tom Doshin, mu duk si shprehje dashurie për Ramën. Domethënë duket sikur thotë, kur ti të marrësh mandatin e tretë, s’ka nevojë të kesh këtë me vete, mos e prish të marrësh Tomën.

Tom Doshi s’ka dashur ndonjëherë të bëhet ministër. Deputet është mirë dhe i gëzuar. Nuk ka debat në shoqëri që mund të na bëhet Tom Doshi ministër. Nga i lindi kësaj ky shqetësim?!

Mesazhi që shoh unë është ky, Rama të marrë mandat të tretë!

Ky mu duk mesazh dashurie, kurse i pari mesazh budallëku. S’mund të thotë ambasadorja, ky deputet bën dhe ky nuk bën. Shteti ka ligje. Tom Doshi a i kalon filtrat? Idioteske ishte deklarata e parë. Kjo e dyta, ngaqë e kuptoi gabimin, u mundua t’i shprehë dashuri të tepruar Ramës.

Ke dëgjuar ndonjëherë Tom Doshin të thotë dua të bëhem ministër? Pra, ambasadorja zgjidhi një problem që nuk është shtruar ndonjëherë“, tha Bushati.

/TPZ.al/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne