Bylykbashi: Edi Rama është ‘KÇD’, kap çfarë i duhet

I ftuar në “Tempora”, në Ora News, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është shprehur se kryeminsitri Edi Rama nuk është KÇK, “Kap ça t’kapësh”, por KÇD, “Kap çfarë i duhet”.

Pjesë nga biseda në studio: 

Meço: Sot Edi Rama është i gjithëpushtetshëm.

Bylykbashi: Edi Rama është KÇD, kap çfarë i duhet.

Shabani: Ai po kap edhe çfarë nuk i duhet.

Meço: Opozita këtë vetëm e konstaton.

Bylykbashi: Ne e kemi luftuar këtë gjë deri sot tek Astiri.

Meço: Ju thatë që fadromat do kalojnë mbi trupat tanë para se të shkojnë tek ato shtëpi. Si ndalet?

Shabani: Unë mendoj se Rama nuk do të ishte sot në pushtet me një sistem te ri zgjedhor. Ai ka marrë në zgjedhjet e 2017 ka marrë 48% të votave. Ky sistem po të ishte i pastër duhet të kishte 67 deputetë. 7 deputetë i ka marrë nga skema zgjedhore. Nga mënyra si i ndau zonat zgjedhore. Nëse ai do kishte 67 deputetë, këta të tjerët do ishin në pushtet dhe ai nuk do të ishte fare në pushtet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne