Cakaj përplaset me Daçiç në Varshavë: Kam 28 vjet refugjat

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj është “përplasur” me homologun e tij serb Ivica Daçiç gjatë Ministerialit të Varshavës. Shkak për këtë përplasje diplomatike është bërë çështja e Kosovës.

Daçiç në fjalën e tij tha se Serbia as e ka njohur me herët dhe as e njeh Kosovën. Numri një i diplomacisë serbe u shpreh se ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli nuk duhet të ishte pjesë e Ministerialit të Varshavës.
  • foto galeri

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj.

Shefi i diplomacisë shqiptare i ka kujtuar Daçiçit se ka 28 vjet në politikë, aq sa ai ka vite jetë, ndërsa i ka kujtuar vuajtjet e popullit kosovar në emigrim.

“Ke 28 vjet në pushtet, aq sa unë kam vite jetë. Kam 28 vjet refugjat. Fjalimi i Daçiç është me një gjuhë  të shekullit të XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens”, replikoi Cakaj.

Pas replikës mes Cakaj dhe Daçiç, ministri serb ka tentuar të marrë fjalën sërish, por u pengua nga drejtuesi Ministerialit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne