Çavusoglu dhe Guterres bisedojnë çështjet e Sirisë, Palestinës dhe Qipros

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Melvut Çavusoglu zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Çavusoglu u takua me Sekretarin Guterres, i cili ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në Konferencën e 6-të të Ndërmjetësimit që po zhvillohet sot.

Në një deklaratë të bërë pas takimit nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter ministri Çavusoglu tha: “Me Sekretarin Guterres i bëmë një vlerësim zhvillimeve të fundit rajonale dhe globale me në krye çështjet e Sirisë, Palestinës dhe Qipros, ndërsa shkëmbyem mendimet në lidhje me projektet e bashkëpunimit me OKB-në”.

Nga ana tjetër shefi i diplomacisë turke pati një takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Irakut, Muhamed Al-Hekim.

Takimi i Çavusoglus me ministrin e Jashtëm të Irakut, Al-Hekim u realizua pas hapjes së Konferencës së 6-të të Ndërmjetësimit.

Ky takim u zhvillua pa praninë e mediave./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne