Çavusoglu: Kemi besim tek Rusia, por nuk mund t’u besojmë terroristëve

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka deklaruar se Turqia ka besim tek partnerët e saj rusë për tërheqjen e terroristëve të PKK/YPG-së nga rajoni, por se nuk mund t’u besojë terroristëve.

“Rusia na informoi se elementët e PKK/YPG-së janë larguar. Ne duhet t’u besojmë partnerëve tanë rusë, por nuk mund t’u besojmë terroristëve”, tha Çavushollu, në një konferencë të përbashkët për media në Gjenevë me homologun e tij rus dhe atë iranian.

Duke folur për takimin e Komitetit Kushtetues të Sirisë, që do të fillojë sot, Çavushollu tha se nisja e bisedimeve mbi kushtetutën e re të Sirisë është një hap i madh përpara./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne