Çavusoglu: Marrëdhëniet ekonomike me Serbinë po zhvillohen çdo ditë e më shumë

Në lidhje me hartën rrugore të dakorduar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me Menbixhin, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha se “Edhe pse deri më sot ka patur disa ditë vonesa procesi vazhdon pa ndërprerë. Tani po kalohet në fazën e patrullimeve të përbashkëta”.

Ministri Çavusoglu rikujtoi se prioriteti i hartës rrugore është largimi i PKK/YPG-së nga Menbixhi dhe më pas vendosja e stabilitetit në këtë rajon.

Ndërkaq në lidhje me çështjen e avionëve luftarak F-35, shefi i diplomacisë turke bëri të ditur se Turqia është partnere e këtij projekti dhe se qeveria E ShBA-së nuk mund të vendos në mënyrë të njëanshme.

Ministri Çavusoglu organizoi një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij serb, Ivica Daçiq pas përurimit zyrtar të konsullatës së nderit të Serbisë në Antalya të Turqisë.

Duke vënë në dukje se me homologun e tij serb i bënë një vlerësim marrëdhënieve dypalëshe dhe disa çështjeve rajonale, ministri Çavusoglu tha se “Niveli në të cilat arritën në një periudhë të shkurtë kohore marrëdhëniet mes dy vendeve me të vërtet është i mrekullueshëm. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera”.

Çavusoglu tërhoqi vëmendjen se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve janë duke avancuar çdo ditë e më shumë në saje të miqësisë mes liderëve dhe përpjekjeve të qeverive ndërsa shtoi se vëllimi tregtar po i afrohet shifrës së 1 miliardë dollarëve dhe se objektivi i tyre në fazën e parë është 3 miliardë dollarë.

Shefi i diplomacisë turke theksoi se investimet e biznesmenëve turq në Serbi vijnë duke u rritur çdo ditë e më shumë dhe tha se nëse shikohet nga numri i turistëve turq që vizitojnë Serbinë Turqia pas Bosnjës dhe Malit të Zi është në vendin e parë.

Duke tërhequr vëmendjen se mekanizmi tresh Turqi-Serbi-Bonjë-Hercegovinë është duke punuar në mënyrë të rregullt, ministri Çavusoglu tha se dëshirojnë që gjatë periudhës së ardhshme të organizojnë një mbledhje në nivel të liderëve.

Ndërkaq në lidhje me projektim e autostradës mes Beogradit dhe Sarajevës, ministri Çavusoglu tha se mes Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës u arrit në marrëveshje dhe se Turqia mbështet vënien në jetë të këtij projekti.

Çavusoglu bëri të ditur se hapja e zyrës së përbashkët të tregtisë në Stamboll nga ana e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës është kuptimplote, ndërsa shtoi se Turqia do të vazhdojë me përpjekje për forcimin e stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne