Çavusoglu në Venezuelë: Tregti me monedhë kombëtare kundër sulmeve të huaja

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), i cili gjendet për një vizitë zyrtare në Venezuelë, përsëriti edhe një herë thirrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për të përdorur monedhat kombëtare në tregti.

Në kryeqytetin Karakas të Venezuelës, Çavushollu u takua me homologun e tij Jorge Arreaza.

“Për shkak se udhëheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përdor dollarin si një mjet sulmi, Presidenti Erdoan kërkon të përdorë monedhat kombëtare në tregtinë që bëhet me vendet e tjera. Njësia monetare nuk duhet të përdoret si një mjet sulmi ndaj ekonomive të vendeve të tjera” tha Çavushollu.

Ai bëri të ditur se me Venezuelën dëshirojnë të përdorin monedhën kombëtare në marrëdhëniet tregtare dhe shtoi: “Jo vetëm me Venezuelën por dëshirojmë të përdorim njësinë monetare kombëtare në marrëdhëniet dypalëshe tregtare edhe me vendet e tjera” u shpreh shefi i diplomacisë së Turqisë.

Ai tërhoqi vëmendjen edhe në qëndrimin e drejtë në këmbë që ka mbajtur Turqia, e cila ishte objektivë e sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Edhe Turqia para një kohe të shkurtër ishte në objektivë, por qëndroi e fortë dhe mori të gjitha masat e duhura për ta stabilizuar edhe më shumë ekonominë e saj. Me bashkëpunimin e vendit tonë me vendet e tjera, jam i bindur se mund ti tejkalojmë këto probleme” tha Çavushollu.

Më pas ai u prit në takim nga Zëvendëskrytarja e Shtetit, Delcy Rodriguez dhe Kryetari i Shteti të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Në vlerësimin e bërë për takimin me Maduro, Çavushollu tha: “Ndërmjet dy vendeve ka marrëdhënie vëllazërore dhe do të rrisim edhe më shumë solidaritetin tonë në këto ditë të vështira, që po kalojmë. Ne do të jemi në çdo kush pranë shtetit dhe popullit venezuelas” tha Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne