Çavuşoğlu nesër vizitë në Francë

 Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu nesër do të realizojë një vizitë zyrtare në Francë.

Në një deklaratë me shkrim nga MPJ e Turqisë thuhet se ministri Çavuşoğlu me ftesë të homologut të tij francez Jean-Yves Le Drian nesër do të realizojë një vizitë zyrtare në këtë vend.

Çavuşoğlu në takim me ministrin e Jashtëm francez Le Drian do të shkëmbejë mendime për çështjet rajonale duke filluar nga Siria, marrëdhëniet dypalëshe si dhe për temat tjera të cilat janë në axhendën e përbashkët të Turqisë dhe Francës.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne