Bota

Çavusoglu: Rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, e pavlefshme dhe pa forcë ligjore

“Ne prishëm lojën e madhe me operacionin «Burimi i Paqes» (kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK/SDF në veri të Sirisë). Ata, të cilëve iu penguan projektet, iu kthyen rezolutave prapanike. Qarqet që besojnë se do të hakmerren ndaj nesh në këtë mënyrë, gabohen. Ky vendim i turpshëm i atyre që shfrytëzojnë historinë në politikë, është i pavlefshëm dhe pa forcë ligjore për qeverinë dhe popullin tonë”, shkroi ministri Çavusoglu në rrjetin social “Twitter”.

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi projektrezolutën që njeh pretendimet e pabaza armene për ngjarjet e vitit 1915./trt

OPINIONE

INTERVISTA